“Higuain më i mirë se Icardi”

Futboll

“Higuain më i mirë se Icardi”

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 09:10
Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi

Mesfushori i Milan-it, Lucas Biglia ka thënë se e pëlqen më shumë Gonzalo Higuain-in se Mauro Icardi-n.

Argjentinasi ka insistuar se Argjentina duhet ta ftojë sulmuesin e Juventus-it në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, dhe se ai duhet të udhëheqë sulmin e ‘Albiçelestëve’.

“Në pozitën e sulmuesit e preferoj Higuain-in, ai është sulmuesi më i mirë argjentinas, dhe e meriton të jetë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës’, ka thënë Biglia.

Higuain nuk është ftuar në ndeshjet e fundit kualifikuese të Argjentinës, me Icardi-n dhe Dario Benedetto-n si sulmuesit e preferuar nga menaxheri Jorge Sampaoli.

‘El Pipita’ ka shënuar 31 gola në 68 paraqitje për përfaqësuesen argjentinase. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat