Përballja ndaj Partizanit të Beogradit, Skënderbeu shet bileta në tri qytete

Futboll

Përballja ndaj Partizanit të Beogradit, Skënderbeu shet bileta në tri qytete

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 13:02
Pamje nga një ndeshje

Klubi i Skënderbeut ka nxjerrë sot një tjetër njoftim sqarues në lidhje me shitjen e biletave për ndeshjen e grupeve të Ligës së Europës ndaj Partizanit të Beogradit. Tifozët mund të pajisen me biletë në tre pika shitjesh në qytetet e Korçës, Elbasanit dhe Tiranës.
Të enjte, 19 Tetor, ora 21:05, Ujqërit presin në stadiumin ‘Elbasan Arena’, Partizanin e Beogradit. Takim i vlefshëm për fazën e grupeve të UEFA Europa League.
Ujqërit në kërkim të fitores për të mbajtur hapur shanset për të kaluar më tej. Ju bëjmë thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në këtë takim mjaft delikat. Bashkë më të fortë, të bashkuar për të vijuar ëndrrën europiane.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna G dhe C – 500 Lekë
Tribuna E, D dhe F – 700 Lekë
Tribuna A1, A2, A3, A4 – 2000 Lekë
Tribuna B1, B2, B4, B5 – 2000 Lekë
Tribuna B3 – 3000 Lekë
Tribuna VIP – 6000 Lekë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat