Chelsea në pesë ndeshjet e radhës pa Victor Moses

Futboll

Chelsea në pesë ndeshjet e radhës pa Victor Moses

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 13:06
Victor Moses

Mesfushori nigerian, Victor Moses ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Në minutën e 40-të, nigeriani u detyrua ta lëshoj fushën duke u zëvendësuar nga Davide Zapacosta.

Kësisoj pas raporteve të fundit nga Anglia, lojtari do të mbetet jashtë fushave për rreth tri javë.

Kjo ka bërë që ai do të mungojë në ndeshjen që Chelsea do ta zhvillojë të mërkurën në Ligën e Kampionëve ndaj Romës.

Përveç kësaj përballje Moses do të humbasë edhe dy ndeshjet në Ligën Premier ndaj Watford dhe Bournemouth, si dhe ndeshjen e Kupës ndaj Everton.

Moses do të mungoj edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Romë e cila do të zhvillohet në ditën e fundit të këtij muaji.

Rikthimi i tij pritet të bëhet më 5 nëntor, ku Chelsea do të jetë nikoqir i Manchester United në derbin e javës në Ligën Premier.

Përveç afrikanit, mungesë e madhe për Chelsean është edhe Alvaro Morata i cili pritet të rikthehet në ndeshjen e radhës si dhe N’Golo Kante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat