Rashica asistoi në barazimin e Vitesses

Futboll

Rashica asistoi në barazimin e Vitesses

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2017 Në ora: 14:33
Milot Rashica

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, është ndër protagonistët që Vitesse shmangu humbjen në udhëtim. Vitesse barazoi me rezultat 1:1 me Heraclesin, në ndeshjen e javës së tetë të elitës së futbollit holandez. Në minutën e 73-të, Kuwas harkoi për bukuri, ndërsa Peterson nga afërsia me kokë shënoi për epërsinë e vendasve.

Në minutën e 87-të, Milot Rashica me dinakërinë e tij harkoi një top në 16-sh, ku Linssen me goditje të fortë barazoi rezultatin 1:1. Vitesse renditet në pozitën e 4-të me 15 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat