Me këtë formacion Shkëndija luajti kundër Vardarit

Futboll

Me këtë formacion Shkëndija luajti kundër Vardarit

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 14:38
Pamje nga ndeshja

Shkëndija nga Tetova mundet në xhiron e 10-të në transfertën me Vardarin në një takim që u hap dhe administrua mirë nga tanët në pjesën më të madhe. Junior dhe Ibraimi dy herë sollën epërsi për Shkëndijën, por lëshimet në mbrojtje në fund kushtuan disfatë të parë në këtë sezon.

Shkëndija humbi një ndeshje që u duk se e kishte në kontroll dhe dy herë ishtë në epërsi, por lëshimet në defanzivë kushtuan në fund humbje. Për dallim nga e kaluara kur loja tepër e hapur dinte t’i hakmiret me rezultat Shkëndijës, kësaj rradhe trajneri Osmani kishte porositur lojtarët për qetësi dhe administrim, duke pritur rastin ideal për të goditur vendasit. Kjo funksionoi për mrekulli në pjesën e parë me një Shkëndijë dominuese dhe të sigurtë që krijoi disa shanse dhe gjeti edhe epërsinë me anë të Juniorit. Fillimisht Alimi solli dy kanosjet e para në fazën e hershme të takimit, ndërsa Vardari tentimim e parë e solli pas 25 minutave lojë kur Bllazhevski goditi jashta portës. Një minutë më vonë aksion i bukur i Totres dhe Hasanit, ndërsa asisti i kapitenit shfrytëzohet nga Junior që godet saktë për epërsi 0:1 të Shkëndijës.

Në minutën e 33-të tjetër mundësi për Juniorin, kësaj rradhe pret Gaçevski. Djemtë e Osmanit dukeshin të shkëlqeyeshëm në administrim dhe deri në fund të pjesës së parë vetëm një herë panë veten të rrezikuar, mirëpo Zahov ndali tentimin e Isenit. Në start të fraksionit të dytë vendasit dy herë provuan me Italon dhe Jigaurin që të dy të inkuadruar në lojë pas pauzës por tentimet e tyre shkuan skaj portës. Në anën tjetër kanoset rrezikshëm Ibraimi, mirëpo vetëm pak skaj portës. Hasani pak më vonë vonohet në reagim pas asistit të Totres. Në minutën e 54-t Maksimov në depërtim ndalet me faul nga Zahov dhe Vardari fiton penalti. Felipe godet saktë nga pika e bardhë për barazim 1:1.

Me të nisur nga qendra Junior depërton dhe tenton portën, mirëpo topi i devijuar pranë shtyllës shkon në rivënie nga këndi. Shkëndija vazhdoi të luajë guximshëm dhe në minutën e 62-të Hasani ndalet me faul në zonë duke fituar penalti. Ibraimi të njejtin e konverton në gol për epërsi 1:2. Mirëpo avantazhi kësaj rradhe nuk zgjati shumë pasi Vardari në aksionin e rradhës arrin të barazojë në 2:2 me anë të Bllazhevskit. Në një lojë të balansuar u la hapsirë për vendasit që në minutën e 73-të me anë të Felipes gjejnë golin e tretë për epërsi të parë në këtë ndeshje, 3:2. Shkëndija tentoi por nuk arriti të rikthehet, ndërsa këtë e shfrytëzuan vendasit që dy minuta para fundit me anë të Italos shënuan për 4:2. Deri në fund nuk pati ndryshim, kështu që Shkëndija humb për herë të parë në këtë sezon.

Lexo:  Trajneri Osmani flet pas disfatës së sotshme në fushë të  Vardarit

VARDARI-SHKËNDIJA 4:2 (0:1)
Stadiumi “Telekom Arena” në Shkup
Shikues: 1 000
Arbitër: Dimitar Meçkarovski
Arbitra anësorë: Goce Petrevski dhe Igor Shirilov
Arbitra shtesë: Marjan Mlladenovski dhe Jovan Kaçevski
Delegat: Zoran Mihajllovski
Golashënues: Felipe pen. 55′ dhe 73′, Bllazhevski 64′ dhe Italo 88′ (Vardari), ndërsa Junior 26′ dhe Ibraimi pen. 63′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Hambarxhumjan (Vardari), ndërsa Zahov, Murati dhe Cuculi (Shkëndija)
Karton i kuq: /
VARDARI: Gaçevski, Grnçarov, Bllazhevski, Barsegjan (Jigauri 46′), Gligorov, Hambarxhumjan, Novak, Demiri, Iseni (Italo 46′), Felipe, Maksimov (Markoviç 77′).
Trajner: Çedomir Janevski
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre (Zejnullai 86′), Hasani, Murati, Junior (Radeski 79′), Emini (Abdurahimi 71′), Todorovski.
Trajner: Qatip Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat