Renova la pa tekst Rabotniçkin

Futboll

Renova la pa tekst Rabotniçkin

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2017 Në ora: 14:49
Argjend Gafuri

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, me lojë të mirë e  me rezultat 3:1 e mposhti ekipin maqedon, Rabotniçkin nga Shkupi, në ndeshjen e javës së dhjetë të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.  Futbollistët Argjent Gafuri (6’) e  Valmir Nafiu (57’-nga penalltia e 90+4’) shënuan për fitoren e madhe të Renovës. Golin ngushëllues mysafirët e shënuan në minutën e 72-të përmes Markoskit. Renova ngjitet në vend të shtatë me 10 pikë. Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi pati një ditë të keqe, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Akademija Pandev. Shkupi është në vend t[ë gjashtë me 12 pikë.

Liga e Maqedonisë

Renova-Rabotniçki 3:1

Vardari-Shkëndija   4:2

Skopje-Sileksi  1:1

A.Pandev-Shkupi     0:2

Pelisteri-Pobeda      2:1

Tabela

1. Shkëndija     10     8       1       1       25

2. Vardari                    8       6       1       1       19

3. Akademija Pandev       9       5       2       2       17

4. Sileksi  10     4       2       4       14

5. Pelisteri        10     3       3       4       12

6. Shkupi 10     3       3       4       12

7. Renova         10     2       4       4       10

8. Pobeda         10     2       3       5       9

 9. Rabotniçki  9       1       4       4       7

 10. Skopje        10     0       5       5       5

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat