Kololli asistoi në fitoren e Lausannes kundër liderit

Futboll

Kololli asistoi në fitoren e Lausannes kundër liderit

Nga: K.G. Më: 15 tetor 2017 Në ora: 15:10
Pamje nga një ndeshje

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli,  asistoi në fitoren e madhe të Lausannes me rezultat 2:1 kundër liderit Young Boys nga Bernë. Kololli dhe Mersim Asllani shfaqën lojë të mirë dhe kontribuuan në fitore e rëndësishme të skuadrës së tyre.

Në minutën e 40-të, Margiotta shënoi për epërsinë e vendasve, ndërsa Fassnacht barazoi rezultatin pikërisht në minutën e 67-të. Në minutën e 90+2, Zarate shënoi golin e fitores së madhe pas asistimit të shqiptarit Kololli. Kololli u aktivizua në lojë në minutën e 74-të, duke qenë i frytshëm në këtë triumf të madh në Kampionatin e Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat