Gjilani arkëton tri pikë të mëdha

Futboll

Gjilani arkëton tri pikë të mëdha

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 15:57
Lojtarët e Gjilanit

Skuadra e Gjilanit shënoi fitore me rezultat 2:1 në përballje me Drenicën nga Skenderaj. 

Gjilanasit me tri pikët e arkëtuara ngjiten në vend të dytë me 18 pikë, dy me pak se lideri Llapi dhe kanë po aq pikë sa Prishtina në pozitën e tretë.  

Gjilani triumfoi me golat e Armend Thaçit në minutën e 60-të e Sami Gecit (83'-autogol), kurse Genc Hamiti shënoi në çastet e fundit (90+5') për Drenicën. Drenica bie në vend të gjashtë me 13 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat