Ajeti ‘zverdhet në barazimin e Crotones! Ditë e keqe për Berishën

Futboll

Ajeti ‘zverdhet në barazimin e Crotones! Ditë e keqe për Berishën

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2017 Në ora: 16:48
Arlind Ajeti

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, me skuadrën e tij Crotone, barazuan me rezultat 2:2 me Torinon, në ndeshjen e javës së tetë në Serie A. Ajeti luajti standard, dha maksimumin në këtë barazim. Rohden në minutën e 25-të e Marbella në atë të 64-tën shënuan për Crotonen dhe Falque në minutën e 54-të e De Silvestri (90+3’) realizuan për Torinon. Ajeti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-të, kurse Crotone mban vendin e 15-të me 6 pikë, ka 7 me pak se Torino në pozitën e 8-të. Portieri Etrit Berisha ka pasur një ditë të keqe me Atalantën, duke u mundur me rezultat 3:1 në Genoa nga Sampdoria. Atalanta nuk i shkoi ashtu si planifikoi ndaj një Sampdorie shumë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat