Demhasaj shënon kundër Grasshoppersit

Futboll

Demhasaj shënon kundër Grasshoppersit

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2017 Në ora: 17:58
Shkëlqim Demhasaj

Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj shënoi për Luzernin, duke i sjellë një pikë që nuk matet as me ari në përballje me Grasshoppersin. Nedim Bajrami luajti nga minuta e parë e Valon Fazliu nga ajo e 67-ta për Grasshoppersin, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Luzernin. Demhasaj e Hekuran Kryeziu u paraqitën me sukses për Luzernin, duke importuar një pikë të madhe. 

Në minutën e 7-të, futbollisti Demhasaj nga afërsia me kokë shënoi për ekipin e tij, por vendasit barazuan në pjesën e dytë me golin e Gjuriçin në minutën e 66-të.  Demhasaj luajti deri në minutën e 71-të, ka qenë vendimtar në pikën e skuadrës së tij. Grasshoppers është në vend të pestë me 14 pikë, tri më shumë se Luzerni në pozitën e 9-të pas 11 jave në elitën e futbollit zviceran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat