Mourinho: Unë dhe Interi jemi të lidhur nga një marrëdhënie dashurie

Futboll

Mourinho: Unë dhe Interi jemi të lidhur nga një marrëdhënie dashurie

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 20:00
Jose Mourinho dhe Moratti

Në prag të Derby della Madonnina, nuk mund të mungonin edhe urimet e ish-trajnerit të Interit, portugezit Jose Mourinho.

Ai mbetet një nga trajnerët që ka fituar më shumë me zikaltrit, ndonëse i ka drejtuar për vetëm dy vite, ndërsa në vitin e e fundit, 2010-ën, fitoi edhe tripletën e famshme.

“Unë dhe Interi jemi të lidhur nga një marrëdhënie dashurie. Kur isha atje, kishim një grup të vjetër, që kishin ndoshta mundësinë e fundit për të fituar dhe dhamë gjithçka për t’ia dalë të sjellim gëzim te familja Moratti dhe të gjithë zi-kaltrit”.

“Tani është një situatë krejt tjetër, sepse Inter po synon të ringrihet, duke i besuar shumë lojtarëve të rinj”.

“Mendoj se Spalletti po bën një punë të mirë dhe uroj që derbi të flasë zi-kaltër”, tha portugezi, që tashmë drejton Manchester Unitedin.

Pas Milanit, Interi do të luajë me Napolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat