Prandelli, alternativë për stolin e Skocisë

Futboll

Prandelli, alternativë për stolin e Skocisë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:23
Prandelli

Mund të marrë një tjetër kthesë e ardhmja e Cesare Prandelli-t. Trajneri Italian, i cili prej pak kohësh është në krye të skuadrës së Al-Nasr, mund të nisë një aventurë të re larg nga Dubai. Sipas “Daily Record”, Federata Skoceze e Futbollit e ka përfshirë në listën për trajnerin e ri të Kombëtarës.

Përkohësisht përfaqësuesja skoceze drejtohet nga Malky Mackay, por 45-vjeçari nuk do të qëndrojë gjatë në këtë post. Ish-trajneri i Italisë konsiderohet një alternative e mirë për drejtuesit e Federatës Skoceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat