Zvicra me shqiptarë para Anglisë

Futboll

Zvicra me shqiptarë para Anglisë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:55
Xherdan Shaqiri

Kombëtarja e Zvicrës humbë katër pozita në renditjen më të re të FIFA-s, megjithatë janë para Anglisë. Futbollistët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili, janë pjesë e Zvicrës, në dy ndeshjet e fundit shënuan një fitore me 5:2 ndaj Hungarisë dhe pësuan humbje në Lisbonë me 2:0 nga kampioni i Evropës, Portugalia.

Si rrjedhojë e kësaj Zvicra bie për katër pozita përkatësisht në vend të 11-të me 1134 pikë, duke lënë pas vetes Anglinë me 1116 sosh. Në renditjen e përgjithshme prin Gjermania me 1631 pikë,   pasojnë Brazili (1619), Portugalia (1446) etj.  

Renditja

1. Gjermania       1631

2. Brazili     1619

3. Portugalia       1446

4. Argjentina       1445

5. Belgjika  1333

6. Polonia  1323

7. Franca    1226

8. Spanja    1218

9. Kili           1173

10. Peruja  1160

11. Zvicra   1134

12. Anglia  1116

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat