Media gjermane mendon se Mavraj nuk do jetë pjesë e ekipit titullar

Futboll

Media gjermane mendon se Mavraj nuk do jetë pjesë e ekipit titullar

Nga: Fitim Dika Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:38
Ilustrim

Klubi i Mërgim Mavraj, Hamburger SV nuk po kalon nëpër momentet më të mira dhe është larg qëllimit për të arritur 18 pikë gjatë sezonës së parë. Deri tani ka pranuar 14 gola, ndërsa vetëm Freiburg (16) dhe Köln (17) kanë pranuar më shumë sesa ai, shkruan blick-aktuell.de.

Megjithatë Gisdol është i kënaqur me mbrojtësit e qendrës Kyriakos Papadopoulos dhe Gideon Jung siç thekson ai vetë për median gjermane. Kjo jep shenja negative për shqiptarin Mavraj. Sipas statistikave kundër Mainz, Mavraj ka arritur ti fitojë vetëm gjysmat e dyluftimeve, ndërsa tre ndeshje kur ka luajtur si titullar klubi ka pranuar tre gola.

Përfundimi i medias gjermane është se Mavraj së shpejti do ulet në stol./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat