E habitshme, 34500 tifozë të Bayern kanë kërkuar bileta për ndeshjen ndaj Celticut

Futboll

E habitshme, 34500 tifozë të Bayern kanë kërkuar bileta për ndeshjen ndaj Celticut

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:44
Tifozët e Bayernit

Se si ndikon, kur tifozët kundërshtarë udhëtojnë pa një numër të caktuar biletash i cili duhet të jetë shumë herë më i vogël se ai i tifozëve vendas, u pa shumë mirë në ndeshjen e Europa League të Arsenal ndaj Koln që përfundoi me rezultatin 3:1.

Tifozët e udhëtuar nga gjermania kanë bërë një rrëmujë të madhe në kryeqytetin anglez si në rrugë ashtu edhe në shkallët e stadiumit.

Padyshim që Celtic Park është një ëndërr për çdo tifoz dhe sipas një raporti të The Sun klubi është kontaktuar nga plotë 34.5000 tifozë bavarezë për një biletë për ndeshjen e Champions League të Bayern ndaj Celtic që do të luhet më 31 tetor në Celtic Park.

Stadiumi skocez është i famshëm për atmosferën  e mrekullueshme që përcjell dhe çdo tifoz do ta kishte ëndërr një vizitë, dhe Bayern ka 14 vite që nuk ka udhëtuar në Glasgow.

Të gjithë duan të bëhen pjesë e kësaj ndeshje, raporton një zëdhënës i tifozëve bavarezë.

Por megjithëse ka një kërkesë të madhe, tifozët e rekordmenëve gjermanë do të kenë në dispozicion vetëm 3200 bileta. Por nuk përjashtohet një skenar i ngjashëm me atë të Arsenal ndaj Koln, pritet që shumë tifozë të Bayern të udhëtojnë në Glasgow edhe pa një biletë. Prandaj policia skoceze ka paralajmëruar tifozët gjermanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat