Guardiola: Asnjë lojtar nuk mund të krahasohet me këtë yll të futbollit

Futboll

Guardiola: Asnjë lojtar nuk mund të krahasohet me këtë yll të futbollit

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:17
Pep Guardiola

Pep Guardiola është paraqitur para gazetarëve në konferencën për shtyp për ndeshjen me Napolin.

Manchester City nesër (e martë) në stadiumin ‘Etihad’ pret Napolin për ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua teknikut spanjoll, ishte nëse Kevin De Bruyne mund të marrë udhëheqjen e ekipit, për t’u bërë “Lionel Messi” i Manchester City.

“Epiteti për më të mirin është vetëm për njërin, por sigurisht që De Bruyne është ndër më të mirët. Uroj që të gjithë lojtarët e mi të arrijnë nivelin e Lionel Messit”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Ne duam të fitojmë shumë ndeshje, por jo të vëmë presionin te De Bruyne. Është një lojtar i madh por jo Lionel Messi, ai është i një niveli tjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat