Ventura jo i qetë, Italia nuk e ka lehtë me Suedinë

Futboll

Ventura jo i qetë, Italia nuk e ka lehtë me Suedinë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:00
Gian Piero Ventura

Gian Piero Ventura është i bindur se Italia e tij do të jetë në Botërorin e Rusisë, edhe pse shorti i play off-it i rezervoi kundërshtarin më të fortë të mundshëm. 69-vjecari theksoi edhe një herë se nuk e con kurrë nëpër mend që Italia të mos kualifikohet në finalet e një ngjarjeje kaq të rëndësishme të futbollit.

Suedia është një kundërshtare e fortë dhe meriton respektin maksimal. Të mos harrojmë që gjatë eliminatoreve ka mundur Francën në Stokholm si dhe la pas në renditje Holandën. Do ta përgatitim përplasjen e dyfishtë të nëntorit me shumë besim. Asnjëherë nuk e kam marrë në konsideratë hipotezën që nuk do të shkojmë në Rusi. Unë kam fatin të punoj me një grup lojtarësh të mrekullueshëm.   

Dashuria e italianëve do ta në ndihmojë për ta kaluar edhe këtë pengesë. Historia na ka mësuar se gjithmonë ka qenë kështu. Në Rusi do të shkojmë të gjithë bashkë.”

Ndeshja e parë play off do të zhvillohet në Suedi më 10 nëntor, ndërsa e kthimit, tri ditë më pas, me shumë mundësi në Milano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat