Shkarkohet Shakespeare

Futboll

Shkarkohet Shakespeare

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:12
Craig Shakespeare

Craig Shakespeare shkarkohet nga posti i trajnerit të klubit të futbollit Leicester Cityt. Arsyeja e shkarkimit janë rezultatet e dobëta në tetë ndeshje në Premier League, një fitore, tri barazime e katër humbje dhe aktualisht renditen në vend të 18-të me 6 pikë të mbledhura.

Ai kishte marrë ekipin në kohën kur e la Claudio Ranieri dhe u përpoq të bënte me skuadrën atë që bëri italiani, por dështoi keq dhe tani e sheh veten të papunë. Sa i përket trajnerit të ri, klubi anglez nuk e ka vendosur ende se kush do të ulet në bankinë. Të hënën që e lamë pas Leicester Cityt në konak të vetin nuk arriti me shumë se një barazim (1:1) me West Bromwich-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat