Bashkim Bytyqi, ndihmon Lirinë

Futboll

Bashkim Bytyqi, ndihmon Lirinë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:51
Bashkim Bytyqi, ndihmon Lirinë

Bashkëvendasi nga Arbana e Prizrenit, Bashkim Bytyqi që jeton dhe vepron në Zvicërr, ka sjell një kontingjent paisjesh sportive për KF Liria.
Në këtë dhuratë përfshihen veshje sportive (fanela e brekë) për të gjittha grupmoshat. Ai, me këtë rast tha:’është hera e parë që po sjell këto ndihma për Lirinë. Në të ardhmen do të sjell edhe shumë më shumë nga veshmbathjet e deri tek topat.Kjo është e pakta që munda të bëja në këtë moment për skuadrën tonë’, ka thënë ai.
Ai, është përfaqësues i firmës LB-Hauswartungen, e që pasijet sportive (sasia 60-të sosh) janë të kësaj marke.
Nga ana tjetër, Sami Buqaj, anëtarë Bordi ka falenderuar z.Bytyqin dhe ka shprehur bindjes se: ’shembullin e tillë, do ta ndjekin edhe bashkëatdhetarë të tjerë, që në vazhdimësi po e ndihmojnë klubin’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat