Stevanoviq, leksione Partizanit të Beogradit: Në Elbasan lini emocionet, para se të hyni në ferr!

Futboll

Stevanoviq, leksione Partizanit të Beogradit: Në Elbasan lini emocionet, para se të hyni në ferr!

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:58
Stefanoviq

“Do të jetë një ferr i vërtetë, sikurse para tri dekadash në Vlorë, mirëpo lojtarët e Partizanit (të Beogradit) patjetër të “përjashtohen” nga ai ambient dhe të bëjnë që kualiteti, që është në anën e tyre, të vihet në dukje”. Janë këto fjalët e njërit nga aktorët e asaj humbjeje turpëruese të bardhezinjve kundër Flamurtarit (0:2) nga viti 1987, Goran Stevanoviq. Atëherë ishte një kohë ndryshe. Shqiptarët, ndërkohë, kanë përparuar shumë, madje para kombëtares tonë u kualifikuan në Europian. “E para që më lidh me atë ndeshje në Vlorë ishte ambient i papërshtatshëm. Diçka të ngjashme pres edhe të enjten (21:05), por futbollistët e Partizanit patjetër duhet të luajnë pa emocione dhe të fokusohen në kualitetin që kanë, i cili është në anën e tyre, – qartëson Stevanovic. – E mbaj mend që stadiumi, disa orë para ndeshjes, ishte i mbushur plot me shikues. Kemi pritur provokime, por gjithçka kaloi mirë, pa incidente.
Golat që i pësuam ishin pothuajse identikë dhe më duket se janë regjistruar si autogola. Ne patëm udhëtuar me idenë se sigurisht do të fitojmë, – kujton ish-lojtari i Partizanit, duke vazhduar: – Në Beograd, me golin tim nga penalltia dhe golin e Vokrrit anuluam epërsinë e shqiptarëve. Kujtoj se kemi pasur pesë-gjashtë raste për gola, goditëm shtyllën dhe traun e portës mike, kurse ata, nga një sulm, zvogëluan rezultatin (2:1)”. Ai tregon se si duhet luajë Partizani në “Elbasan Arena”. “Futbollistët e Partizanit patjetër të jenë të përgatitur dhe të mendojnë vetëm për ndeshjen, të mos mendojnë për ata si shqiptarë, por vetëm si rivalë. Duhet të jenë të fokusuar dhe të mos kthehen në zonën e tyre të rrezikut, pra të mbrohen. Nëse futbollistët e Skënderbeut e ndiejnë se po frikësohemi, do të jetë shumë vështirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat