Liverpooli i pamëshirshëm për Mariborin, vjen fitorja e parë në Ligën e Kampionëve

Futboll

Liverpooli i pamëshirshëm për Mariborin, vjen fitorja e parë në Ligën e Kampionëve

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:43
Festimi i golit

Liverpooli ka arritur të fitojë ndaj Mariborit si mysafir me rezultat 7-0.

Skuadra angleze e nisi furishëm takimin pasi që Firmino gjeti goli pas asistimit të Salah që në minutën e katërt.

Pas tij në minutën e 13-të e gjeti portën edhe Coutinho që shënoi nga 10 metra.

Golat e Liverpolit nuk u ndalën. Erdhi radha e Salah i cili pas një gabimi të mbrojtjes u asistua nga Firmino dhe me një gjuajtje nga afër shënoi për 3-0.

Liverpooli ndeshje praktikisht e mbylli në minutën e 40-të, pasi Salah gjeti golin e dytë personal.

Me të filluar pjesa e dytë Liverpooli gjeti edhe golin e pestë. Ishte Firmino ai që shënoi në minutën e 54-të me kokë.

Në minutat e fundit të ndeshjes kishte kohë edhe për golat e Alex Oxlade-Chamberlain dhe Alexander-Arnold , që e mbyllën ndeshjen me rezultat 7-0.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Spartak mposhti Sevillan me rezultat 4-1.

Liverpooli tani ka pesë pikë, po aq sa ka Spartak. Sevilla ka katër pikë, ndërsa Maribor mbetet në vendin e fundit me një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat