Real Madridi dhe Tottenham dhurojnë spektakël, në fund ndahen në paqe

Futboll

Real Madridi dhe Tottenham dhurojnë spektakël, në fund ndahen në paqe

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:47
Cristiano Ronaldo

Real Madridi nuk ka arritur ta mposht Tottenhamin që ishin të disponuar për lojë, duke barazuar 1-1.

Me të filluar loja ishte Cristiano Ronaldo ai që rrezikoi që në minutën e katërt.

Nuk vonoi shumë dhe Tottenham u kundërpërgjigj me Harry Kane, por pa sukses.

Të dy këta lojtarë provuan edhe një herë në mesin e pjesës së parë të gjenin rrjetën, por fati nuk ishte me ta.

Zhvillohej minuta e 29-të kur erdhi goli i parë. Një pasim nga e djathta nga Aurier për Kane, topi devijohet nga Varane i cili shënon në portën e vetë.

Reali nuk u pajtua me epërsinë e angezevë dhe u hodhën në sulm.

Në minutën e 42-të një bashkëpunim i bukur mes Karim Benzema dhe Toni Kross, e buri gjermanin përballë portierit, por Aurier ndërhyri nga pas duke shkaktuar penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Ronaldo që barazoi shifrat në 1-1 për t’i dërguar në pushim skuadrat.

Pjesa e dytë më shumë kishte për protagonist dy portierët Hugo Loris dhe Keylor Navas se sa lojtarët e tjerë.

Dy portierët bën pritje të magjishme gjatë gjithë pjesës së dytë.

Në minutën e 54, Karim Benzema provoi me kokë nga afër, por Loris bën një pritje të magjishme.

Më vonë portieri francez pret bukur edhe një gjuajtje të Rondalos.

Në anën tjëtër Kane dhe Eriksen provuan, por Navas i vuri ‘drynin’ portës së tij.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe skuadrat ndanë pikët.

Reali dhe Tottenhami kanë nga shtatë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat