Guardiola: Ky ekip do të jetë kampion në Serie A

Futboll

Guardiola: Ky ekip do të jetë kampion në Serie A

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 09:41
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka komentuar garën për titull të kampionit në Serie A.

Pep Guardiola ka favorizuar Juventusin në garë për titull të kampionit në Serie A.

Edhe pse Napoli kryeson në renditje, menaxheri i Manchester Cityt ka thënë se ka respekt të madh për “Bianconerët”.

“A mundet Napoli ta fitojë titullin? Kjo është një pyetje për Sarrin”, deklaroi Guardiola për mediat italiane.

“Unë personalisht e respektoj shumë Juventusin edhe pse është më prapa”, u shpreh ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat