Manchester Utd, Barcelona, Bayerni dhe Juventusi mëtojnë fitore

Futboll

Manchester Utd, Barcelona, Bayerni dhe Juventusi mëtojnë fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2017 Në ora: 11:29
Pamje nga një ndeshje

Trajneri Jose Mourinho me Manchester Utd sonte kërkon fitoren e radhës në grupin A të Champions League. Portugezi ka besim të futbollistët e tij dhe synon tri pikë në Lisbonë kundër Benfica-s. Karakteristikë e këtyre skuadrave është se, Manchester Utd ka dy fitore rresht e goldallimin 7:1, ndërsa Benfica ka dy humbje e goldallimin 1:7. “Djajtë e Kuq” në letër janë favoritë, kurse Benfica synon pikët e para. Ndërkaq, kampioni i Zvicrës, Baseli ka punë të zorshme në Moskë kundër CSKA-s, por shpresojnë se do të kthehen të pamposhtur.

Baseli me dy shqiptarë në petkun e vet, si Taulant Xhaka e Albian Ajeti, janë në formë të mirë në ditët e fundit dhe do të luftojnë që nga Moska të kthehen të paktën me një pikë. Manchester Utd kryeson në grup me 6 pikë, tri më shumë se Baseli e CSKA, kurse Benfica është e fundit me 0 pikë. Në grupin B, PSG është favoritë ndaj skuadrës belge Anderlecht, kurse Bayern Munihu me trajner të ri, Jupp Heynckes, janë favoritë dhe presin tri pikë ndaj Celtic-ut. PSG udhëheq me 6 pikë, duke lënë pas Bayernin dhe Celticun që kanë nga tri pikë, kurse Anderlecht është i fundit në renditje. Në grupin C, sfida kryesore është në Londër, ku kampioni anglez Chelsea ballafaqohet me Romën.

Chelsea ka cilësinë por edhe përparësinë e fushës, duke mëtuar tri pikë ndaj Romës që nuk po kalon formë të mirë. Atletico Madridi kërkon tri pikë në Azerbajxhan ndaj Qarabagut, ndeshje e cila zhvillohet më herët se të tjerat përkatësisht në orën 18.00. Chelsea kryeson me 6 pikë, dy më shumë se Roma dhe pesë se Atletico Madridi që mban vendin e tretë, kurse Qarabag është i fundit pa asnjë pikë. Në grupin D. Të mëdhenjtë, si Barcelona e Juventusi janë të bindur se pikët do të mbesin në vatër të tyre. Barcelona e pret Olympiakosin, kurse Juventusi Sportingun.

Barcelona me Lionel Messin janë optimistë se do të shënojnë fitore mbase edhe bindëse, kurse Juve pas tronditjes në Itali, kur u mposhtën 1:2 nga Lazio, tani besojnë në triumf ndaj Sportingut, sepse çdo rezultat tjetër është baras me humbje. Juven vetëm fitorja e bën të qetë,  kurse Sporting shpreson të kthehet me një pikë nga Torino. Barcelona është lider në grup me 6 pikë, tri më shumë se Sportingu e Juventusi, kurse Olympiakosi është në kuotën e zero pikëve.

Sonte, grupi A

Benfica-Manchester United    20:45                

CSKA M.- Basel         20:45                

Grupi B

Anderlecht-PSG        20:45                

Bayern-Celtic   20:45                

Grupi C

Qarabag-Atl. Madrid       18.00

Chelsea-Roma 20:45       

Grupi D

Barcelona-Olympiakos    20:45                

Juventus-Sporting   20.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat