Kur Fadil Vokrri shënoi për Partizanin e Beogradit dhe Flamurtari heshti Serbinë! - Bota Sot
Kur Fadil Vokrri shënoi për Partizanin e Beogradit dhe Flamurtari heshti Serbinë!

Futboll

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Kur Fadil Vokrri shënoi për Partizanin e Beogradit dhe Flamurtari heshti Serbinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2017 Në ora: 12:25
Pamje nga ndeshja e vitit 1987

Para 30 vjetësh ka qenë temë e nxehtë jo vetëm në Kosovë e në Shqipëri, por në të gjitha republikat e shtetit që nuk ekziston më Jugosllavia, sfida e futbollit ndërmjet Flamurtarit të Vlorës dhe Partizanit të Beogradit.

Një ndeshje që kujtohet më shumë emocione nga çdo shqiptar kur Flamurtari heshti tërë Serbinë nga goli fantastik i Sokol Kushtës, i cili nga 16 metra la të shtangur portierin Fahrudin Omeroviq pikërisht në minutën e 76-të, gol që kualifikoi vlonjatët dhe Partizanin e dërgoi në shtëpi, në kuadër të Kupës UEFA.  Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë, Fadil Vokrri atëkohë luante për Partizanin e Beogradit, përveç që shënoi ai humbi edhe shumë raste. Vokrri, Katanec e shumë të tjerë në radhët e Partizanit por u poshtëruan nga Flamurtari i Vlorës, që nga disa llogaritej një kafshatë e lehtë për klubin serb!

Ndeshjen e parë me 16 shtator të vitit 1987, Flamurtari triumfoi në Vlorën e Ismajl Qemailit, me rezultat 2:0 me golat e Aleksandar Gjorgjeviqit (30’-autogol) dhe Roland Iljadhit (83’). Ndërkaq në Beograd,  Partizani fitoi me rezultat 2:1, por u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3:2 nga skuadra shqiptare.

Për Partizanin kishin shënuar: Stevanoviq (43’) e Vokrri (60’) dhe për Flamurtarin realizoi Sokol Kushta (76’). Tani, pra pikërisht nesër në ‘Arena Elbasan’, krenaria e shqiptarëve Skënderbeu nga Korça takohet me Partizanin e Beogradit, në kuadër të grupit B të Europa League. Pas 30 vjetësh sërish Partizani në shtetin shqiptar, por ata ende e kujtojnë poshtërimin e vitit 1987!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test