Dy penallti i ke humbur apo ia mbrojtën portierët shqiptarë!

Futboll

Dy penallti i ke humbur apo ia mbrojtën portierët shqiptarë!

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 14:52
Allegri e Dybala

Trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri, i dërgoi një mesazh yllit të tij të madh, Paulo Dybala, para ndeshjes së Torinos, kundër Sporting Clube de Portugal në Ligën e Kampionëve. Argjentinase ka zbritur disi nga fillimi i sezonit dhe kjo nuk është anashkaluar nga trajneri i tij, i cili shpreson të rimarrë versionin më të mirë të “10”. 

“Unë kam biseduar me të, i kam thënë atij që duhet të pastrojë mendjen. Disa javë më parë, atë e krahasuan me Messin, – tha Allegri, që ka vazhduar: – Paulo është në një moment të rëndësishëm të karrierës së tij. Ai është një lojtar i pabesueshëm, por ka të drejtë të dështojë në dy penallti”. Etrit Berisha i Atalantës dhe Thomas Strakosha i Lazios, ia kishin mbrojtur penalltitë Dybalas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat