Para përballjes me Partizanin e Beogradit, futbollisti i Kosovës bën aksident me makinë

Futboll

Para përballjes me Partizanin e Beogradit, futbollisti i Kosovës bën aksident me makinë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 14:59
Pamje

Futbollisti i Skënderbeut, Enis Gavazaj, është përfshirë në një aksident automobilistik në qytetin e Korçës. Ai ka qenë në drejtimin e makinës së tij me targë KS 04700FM dhe ka shkelur rregullat e qarkullimit duke goditur makinën me targë AA 488 ML e cila është në pronësi të shtetasit M.C, raporton panoramasport. Nesër Skënderbeu luan në Elbasan ndeshjen e radhës në Ligën e Europës ndaj Partizan Beogradit, por mesfushori i krahut Gavazaj nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja si pasojë e një dëmtimi të marrë në ndeshjen e kaluar të grupeve përballë Young Boys.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat