Vokrri mysafir special në ndeshjen Skënderbeu – Partizani

Futboll

Vokrri mysafir special në ndeshjen Skënderbeu – Partizani

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 15:03
Fadil Vokrri

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri është i ftuar si mysafir special nga presidenti i KF” Skënderbeu” i Korçës, Ardian Takaj në ndeshjen Skënderbeu i Korçës- Partizani i Beogradit, që zhvillohet të enjten në kuadër të Evropa Ligës. Për hirë të së vërtetës, të gjitha spekulimet nga mediat serbe se gjoja presidenti Vokrri do të jetë në përkrahje të klubit beogradas janë vetëm fabrikime të kuzhinave tashmë të njohura serbe dhe nuk përkojnë me realitetin.

Presidenti Fadil Vokrri nga Tirana do të udhëtojë për në Londër ku më 23 tetor do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards 2017”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat