Shqiptarët e Baselit tronditën Moskën!

Futboll

Shqiptarët e Baselit tronditën Moskën!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:23
Ylber Lokaj gjatë një aksioni

Katër shqiptarë kontribuuan në fitoren e madhe të Baselit U-19, me rezultat 3:2 në stadiumin ‘Oktyabr’ në Moskë kundër CSKA-s. Moskovitët tronditen nga kjo humbje e cila ishte e treta rresht, ndërsa Baseli i gëzohet fitores së parë pas një barazimi e një disfate në grupin A. Portieri Jozef Pukaj, futbollistët Ylber Lokaj e Uran Bislimi luajtën titullarë dhe dhanë kontribut të madh.

Bislimi u zëvendësua në minutën e 86-të, kurse Atdhe Rashiti u aktivizua në atë tët 81-tën.  Për Baselin shënuan: Vesco (36’), Schmid (46’) e Pululu (79’) dhe për CSKA-n: Zhironkin (15’) e Zakharov (69’). Baseli renditet në vend të tretë me 4 pikë, tri me pak se lideri Manchester Utd U-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat