Chelsea mposhtet nga Roma e Lirim Kastratit!

Futboll

Chelsea mposhtet nga Roma e Lirim Kastratit!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:33
Lirim Kastrati

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, është paraqitur në nëntë minutat e fundit për ekipin e Romës, e cila si mysafirë e mposhti me rezultat 2:0 Chelseat, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C të Champions League U-19.

Futbollisti shqiptar për aq minuta sa iu dha hapësirë u mundua mjaft për romakët, duke iu gëzuar kësaj fitoreje të madhe, që u sigurua me golat e Marcuccit (45+1 – nga penalltia) dhe Valeau (58’). Në grupin C, tri skuadra janë me pikë të njëjta (6): Chelsea U-19, Roma U-19, Atletico U-19 dhe Qarabag U-19 është i fundit me zero pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat