Perez: Nuk mund ta imagjinoj Spanjën pa Kataluninë e as La Ligan pa Barcelonë

Futboll

Perez: Nuk mund ta imagjinoj Spanjën pa Kataluninë e as La Ligan pa Barcelonë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:50
Florentino Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se nuk e imagjinon Spanjën  pa Kataluninë e as La Ligan pa Barcelonën. 

Katalunia kishte organizuar referendum para disa javësh, ndërsa pjesë e shumë akuzave dhe fjalëve ishte bërë edhe mbrojtësi, Gerard Pique.

“Mendoj që lojarët më të mirë të luajnë në ekipin kombëtar, të bashkuar dhe në një atmosferë të mirë”.

“Të them të drejtën në ndeshjet e fundit këtë e pash”.

“Nuk mund ta imagjinoj Spanjën pa Kataluninë, e as La Ligan pa Barcelonën”.

Perez beson se Real Madridi e ka kaluar startin e keq të sezonit.

“Ndoshta jemi shumë të koncentruar që të fitojmë trofe në Evropë dhe na bën të jemi më të relaksuar kur luajmë në Bernabeu”.

“Askush nuk dëshiron, por është e pamundur të luash në maksimum të mërkurën dhe të shtunën, çdo javë”.

Perez në fund tha se është i lumtur që punon me Zinedine Zidanen dhe shtoi se Cristiano Ronaldo do të lirohet nga akuzat për taksa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat