Serbët e nisin me provokim në Tiranë, Zorani pozon me tre gishta!

Futboll

Serbët e nisin me provokim në Tiranë, Zorani pozon me tre gishta!

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:12
Zoran Toshiq

Skuadra e Partizanit të Beogradit ka mbërritur në Tiranë, ku të enjten, në “Elbasan Arena”, prej orës 21:05 do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së tretë të fazës në grupe të Ligës së Europës, kundër Skënderbeut. Ata janë pritur në Shqipëri, që në Aeroportin e Rinasit, nën masa të rrepta sigurie nga policia, pasi klubi serb kinse po frikësohet nga ndonjë provokim i shqiptarëve. Por, në fakt, ka qenë një nga lojtarët serbë të Partizanit të Beogradit, ai që ka provokuar hapur në Tiranë, raporton telesport.

Fjala është për lojtarin Zoran Toshiq, i cili gjatë shkuarjes për në hotel, është fotografuar nga gazetarët e mediave serbe, që kanë ardhur bashkë me skuadrën, duke ngritur tre gishtat. Kujtojmë se shenja e tre gishtave në Serbi simbolizon luftën e çetnikëve serbë ndaj shqiptarëve. Një provokim që shkon tërësisht kundër frymës paqësore që ka dashur të shpërndajë klubi organizator i ndeshjes, Skënderbeu, duke u bërë thirrje tifozëve shqiptarë, që do të jenë të pranishëm në “Elbasan Arena”, të mos ofendojnë dhe as të tregohen racistë me lojtarët serbë, pasi bëhet fjalë vetëm për një ballafaqim futbollistik, për asgjë tjetër.

Të tilla provokime, si e këtij futbollistit serb, i hedhin benzinë zjarrit. Ndoshta ata kanë zgjedhur këtë qasje për të vënë nën presion Skënderbeun dhe për të dalë me rezultat pozitiv nga kjo transfertë shqiptare, por UEFA, që duhet vënë në dijeni menjëherë për gjithçka, duhet t’u paraprijë gjërave, sepse precedentin e 14 tetorit 2014 në Beograd, në ndeshjen e dy kombëtareve, e ka të freskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat