Kameraj me Juventusin U-19 pësuan humbje të thellë

Futboll

Kameraj me Juventusin U-19 pësuan humbje të thellë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2017 Në ora: 18:33
Kameraj

Futbollisti shqiptar, Çendrim Kameraj, me ekipin e Juventusit U-19 nuk e kishin ditën e tyre, duke pësuar humbje të thellë në Torino me rezultat 4:1 nga Sportingu U-19 nga Lisbona, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit D në Champions League. Juve pritej që t’i arkëtoi tri pikë por i hasi sharra në gozhdë. Kameraj luajti titullar i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 40-të. Rafael Leao në minutën e 9-të, 19-të, Miguel Luis (41’-nga penalltia) e Jovane Cabral (44’) shënuan për Sportingun dhe Riccardo Capellini (74’) për Juventusin. Sportingu U-19 ngjitet në vend të dytë me 4 pikë, një më shumë se Juve dhe pesë me pak se Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat