Përpara ndeshjes me rrezikshmëri të lartë në kuadër të Europa League mes Skenderbeut nga Shqipëria dhe Partizanit nga Serbia, dy klubet kanë rënë në një ujdi, shkruan televizioni publik zviceran “Srf”.
Ndeshja që do zhvillohet të enjten në Elbasan, nuk do jetë e mundur të shikohet nga tifozët serbë të Partizanit dhe gjithashtu e njëjta do vlejë për tifozët shqiptarë të Skenderbeut në ndeshjen e kthimit.
Të dy klubet lutën UEFA-n për këtë situatë të “nxehtë”, pasi duelet shqiptaro-serbe të kujtojnë ndeshjen kualifikuese në KE mes Serbisë dhe Shqipërisë, tetor 2014./Bota sot/