Bajrami: Kampionat i çuditshëm dhe qesharak!

Futboll

Bajrami: Kampionat i çuditshëm dhe qesharak!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2017 Në ora: 19:39
Emin Bajrami

Liga e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, e ka humbur kuptimin sipas Emin Bajramit, trajnerit të kampiones në fuqi Hajvalia. Ai është i revoltuar se si liga është me 13 ekipe dhe nuk zhvillohen ndeshjet sipas kalendarit, duke e çrregulluar tërësisht edicionin! Bajrami shqyrton mundësinë të largohet nga futbolli femëror, për faktin se si shkojnë gjërat, asgjë nuk ka serioze dhe është një kampionat sa i çuditshëm aq edhe qesharak.
 

“Bota sot”: Liga e femrave numëron 13 ekipe, ky numër i madh i kontribuon futbollit apo i ka shkaktuar dëm?
Emin Bajrami: Jam i befasuar dhe i indinjuar me ligën që e kanë zgjeruar me 13 ekipe, sepse nuk kam besuar se do të sillet kampionati në këtë mënyrë. Jam në vitin e tretë me KFF Hajvalinë dhe para dy vjetësh jemi shpallë kampion pavarësisht si ka qenë konkurrenca, por kampionati ka qenë i rregullt, ekipet e kanë respektuar kampionatin, ndërsa këtë sezon nuk e respektojnë. Paramendo, ka ekipe si vendas që na njoftojnë se nuk do të luajmë me Hajvalinë, sepse shumica e ekipeve po frikësohen se mos po marrin shumë gola!

Si trajner jam i befasuar dhe indinjuar shumë se si po shkojnë gjërat. Sikur ta dija se ky kampionat do të shkon kështu, nuk do të kisha pranuar të jem trajner dhe të jem pjesëmarrës në këtë ligë. Është shumë nivel i ulët brenda dy muajve t’i luash tri takime, çka do të thotë se nuk është në rregull dhe aspak korrekt, pavarësisht që i kanë kushtet financiare shumë të dobëta. Një duhet ta theksoj se, federata iu ka hequr federimin klubeve, plus donacioni shtesë për me zhvilluar kampionatin.

“Bota sot”: Jeni të revoltuar?

Emin Bajrami: Nuk është normale, sepse të përgatitesh si ekip e meshkujve, po ashtu edhe të bësh kërkesë kryesisë me shkuar në përgatitje, kjo vërtetë është për shqetësim. Ndodhë që tri seanca i mbajmë në ditë, ndërsa duhet ta presim një ndeshje derbi siç është me KFF Mitrovica. Federata duhet me bë një zgjidhje me klube dhe me bë kampionatin më interesant, sepse është e pakuptueshme për gjysmë sezoni i luan vetëm pesë takime.

“Bota sot”: A do të ishte zgjidhje e duhur t’i kemi dy liga, Superliga dhe Liga e Parë?

Emin Bajrami: Më mirë të ishin dy liga dhe me qenë Superliga me gjashtë ekipe, edhe konkurrenca do të ishte më e fortë dhe kampionati i rregullt, po ashtu edhe cilësia në rritje dhe jo si tani shumë e ultë. Në Hajvali jemi shumë të organizuar dhe paguhen lojtaret me paga, janë me kontrata. Përveç Mitrovicës që na afrohet me cilësi, me ekipe tjera mund të fitojmë së paku me 30 gola epërsi.

“Bota sot”: Çfarë do të bëni nëse vazhdon ky avaz?

Emin Bajrami:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat