Barcelona shumë e fortë për Olympiakosin, Juve fiton në fund

Futboll

Barcelona shumë e fortë për Olympiakosin, Juve fiton në fund

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2017 Në ora: 22:52
Barcelona

Barcelona plot 48 minuta luajti pa një lojtar, kur Gerard Pique u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë tre minuta pa përfunduar pjesa e parë. Katalunasit edhe me një lojtar me pak shënuan fitore të thellë me rezultat 3:1 ndaj Olympiakosit, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit D të Champions League në futboll. Nikolau shënoi autogol në minutën e 18-të, kurse në pjesën e dytë Lionel Messi shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 61-të. Pas tre minutave Digen shënoi për 3:0 dhe Nikolau (90') për 3:1. Juventusi me mund të madh e mposhti me rezultat 2:1 Sportingun nga Lisbona. Për Juven shënuan: Pjaniq (29') e Mandzukic (84') dhe për Sportingun realizoi: Alex Sandro (12'- autogol).

Grupi D
Barcelona-Olympiakos    3:1 (1:0)
Juventus-Sportin    2:1 (1:1)

Tabela

1. Barcelona    3    3    0    0    7:1    9    
2. Juventus    3    2    0    1    4:4    6    
3. Sporting    3    1    0    2    4:5    3    
4. Olympiakos Piraeus    3    0    0    3    3:8

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat