Bayerni e PSG pa asnjë problem deklasuan Celticun përkatësisht Anderlechtin

Futboll

Bayerni e PSG pa asnjë problem deklasuan Celticun përkatësisht Anderlechtin

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja Bayern-Celtic

Kampioni i Gjermanisë, Bayern nga Munihu, pa asnjë problem e ka deklasuar me rezultat 3:0 skuadrën nga Skocia, Celticun, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit B të Champions League. Bavarezët arkëtuan tri pikë të rëndësishme në luftë për dy vendet e para, ndërsa Celticu nuk i bëri ballë sulmit të mikpritësve. Futbollisti Thomas Muller e nisi serinë e golave në minutën e 17-të, ndërsa Joshua Kimmich e shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 29-të. Në minutën e 51-të, Mats Hummels shënon për 3:0 pas asistimit të Robben. Bayern është në vend dytë me 6 pikë, tri me pak se PSG. Anderlecht nuk i rezistoi PSG-së, duke pësuar humbje me rezultat 4:0 nga PSG. Mysafirët ishin shumë më të mirë dhe fituan me golat e Mbappes në minutën e 3-të, Cavanit (44'), Neymar (66') e Di Maria (88').

Grupi B
Anderlecht-PSG    0:4 (0:2)
Bayern-Celtic    3:0 (2:0) 

Tabela

1. PSG    3    3    0    0    10:0    9    
2. Bayern    3    2    0    1    6:3    6    
3. Celtic        3    1    0    2    3:8    3    
4. Anderlecht    3    0    0    3    0:8    0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat