Chelsea dhe Roma dhuruan lojë të hapur e spektakël në stadiumin Stamford Bridge në Londër. Ndeshje me kthesa në rezultat e cila përfundoi pa fitues (3:3), në kuadër të ndeshjes së grupit C të Champions League. Lojë e madhe nga të dyja skuadrat, ndërsa për romakët është një pikë me shumë vlera. Luiz në minutën e 11-të e Hazard në atë të 37-të shënuan për epërsinë 2:0 të Chelseat, pastaj Roma përmbysi gjithçka duke udhëheq me 2:3. Kolarov (40'), Dzeko (64' e 70') shënuan për Romën. Ndërkaq, futbollisti Hazard në minutën e 75-të barazoi rezultatin 3:3. Chelsea kryeson me 7 pikë në grupin C, kurse Roma është në vend të dytë me 5 sosh.
Grupi C
Chelsea-Roma 3:3 (2:1)
Qarabag-Atletico M. 0:0 (0:0)
Tabela
1. Chelsea 3 2 1 0 11:4 7
2. AS Roma 3 1 2 0 5:4 5
3. Atl. Madrid 3 0 2 1 1:2 2
4. Qarabag 3 0 1 2 1:8 1