Nuza dhe Selimaj ndajnë drejtësinë në kualifikimet për Evropianin U-17

Futboll

Nuza dhe Selimaj ndajnë drejtësinë në kualifikimet për Evropianin U-17

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 12:37
Genc Nuza, kryesor dhe Bujar Selimaj

Prej datës 21 deri më 29 tetor, gjyqtarët nga Kosova me stemën e FIFA-s, Genc Nuza, kryesor dhe Bujar Selimaj asistent do të qëndrojnë në Estoni, ku janë të deleguar nga UEFA në kualifikimet për Evropianin e 17 vjeçarëve.

Gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet Skoci-Andorë dhe Danimarkë-Andorë. Dyshes e Kosovës do t’i bashkëngjiten edhe kolegët nga Kroacia dhe Çekia, për ta formuar katërshen e gjyqtarëve për këto dy ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat