Valverde: Të presim dhe të shohim nëse Messi arrin 200 gola këtë sezon

Futboll

Valverde: Të presim dhe të shohim nëse Messi arrin 200 gola këtë sezon

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 13:14
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, vazhdon të jetojë një “muaj mjalti” të vërtetë me lojtarët e tij, pasi e kaloi “pijen e keqe” të Superkupës. Që atëherë janë luajtur 11 ndeshje, me një bilanc mjaft pozitiv: 10 fitore dhe 1 barazim, çka e vendos atë si lider në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. “Njëqind ditë si trajner i Barcelonës? Jam i kënaqur, por tashmë e dimë se futbolli është shumë kapriçioz.” Trajneri përsëri theksoi punën e papaguar të Leo Messit, i cili shënoi golin e tij të 100-të në garat europiane, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Olympiakos: “E pra, të presim dhe të shohim nëse Leo arrin 200 gola këtë sezon, por unë e shoh pak të vështirë. Ajo që është e qartë, Leo po i thyen të gjitha pengesat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat