Heroi i Moskës Xhaka tregon prapaskenat e golit dhe transferimin e mundshëm jashtë Zvicrës

Futboll

Heroi i Moskës Xhaka tregon prapaskenat e golit dhe transferimin e mundshëm jashtë Zvicrës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 tetor 2017 Në ora: 13:37
Taulant Xhaka

Goli i mbrëmshëm i Taulant Xhakës në Moskë është me gjasë goli më i rëndësishëm në karrierën e tij. Lojtari i Kombëtares ka shënuar pesë gola në karrierën e tij shtatëvjeçare, ndërsa për “Blick” ai ka sqaruar edhe prapaskenat e gjuajtjes.

Xhaka: «Marco Streller javën e fundit ka ardhur në stërvitjet tona dhe më ka thënë - Tauli, gjuaj më shpesh drejt golit, ti ke një gjuajtje potente!’ Kjo më goditi në zemër.”

Në vend që Xhaka të pasonte te Steffen, ai gjuajti nga 20 metra largësi duke shënuar golin që tani mund ta dërgojë FC Basel drejt të tetës së finales së Champion League.  «Ne kemi shumë gjasa për çerekfinale, por në futboll mund të ndodhë gjithçka», tha Xhaka. Vëllai i tij, Graniti, luan në Europa League.

Për transferim të mundshëm të Taulantit jashtë shtetit, ai është shprehur se “ndjehet mjaft mirë në Basel dhe se ka një kontratë” me këtë klub./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat