Kane: Ronaldos ia mora fanellën në fund të lojës

Futboll

Kane: Ronaldos ia mora fanellën në fund të lojës

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 14:14
Kane e Ronaldo

Harry Kane nuk ka shënuar në “Bernabeu”, por u kthye në Londër plot me lëvdata. Ndër vlerësimet që ai grumbulloi ishin ato të vetë Zinedine Zidane.

Në mes të thashethemeve që e vendosën në rrugën e Real Madridit në të ardhmen, trajneri i “Los Blancos” e përcaktoi atë si një “lojtar shumë të plotë, themelor për Tottenhamin”. Një fjalë që e përshëndeti ngrohtësisht lojtarin e Tottenhamit, i cili foli me mediat britanike: “Unë do të përpiqem ta përdor atë lavdërim në kahun pozitiv. Më herët kam thënë se reagimet pozitive e ndihmojnë një sulmues, edhe unë do të përpiqem t’i përdorur ato si motivim.

Kjo vlen jo vetëm për mua, por për të gjithë ekipin. Ne të gjithë jemi duke punuar shumë, por kur shënoni një gol, për autorin është normale që njerëzit të flasin. Unë e marrë atë si diçka pozitive dhe do të përpiqem ta përdorë si besim për të përparuar,” – tha Kane në deklaratat për “Mirror”. Ylli i Tottenham tha, gjithashtu, se e shkëmbeu fanellën kur përfundoi ndeshja me Cristiano Ronaldon: “Ia mora fanellën në fund të lojës, sepse ai është një shembull i madh për mua, në rritjen time. Eshtë një fanellë e bukur, që do ta vë në kornizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat