Të kujdesshëm ndaj Lirisë

Futboll

Të kujdesshëm ndaj Lirisë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 15:36
Pamje nga një ndeshje

Liria nmga Prizreni dhe Llapi nga Podujeva momentalisht kanë pesë pikë dallim, por përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave konsiderohen gjithnjë derbi dhe pa marrë parasysh renditjes tabelare, ndeshjet ndërmjet Lirisë e Llapit ka qenë me tempo të lartë dhe kanë prodhur shumë gola.

Liria pret liderin e klasifikimit në Superligë, Llapin ku pas katër ndeshjeve që i ka zhvilluar si vendas nuk ka pranuar gol por Llapi udhëton drejt Prizrenit si lider, për të treguar futboll cilësor, e mbi të gjitha për t’i arkëtuar tre pikë që do na mbanin në pozitën e liderit.

Llapi edhe këtë ndeshje do vuaj mungesën e Ilir Blakqorit i cili është i lënduar dhe nuk do mund ta ndihmoj skuadrën edhe për disa javë

Përndryshe, kjo do jetë ndeshja e 12-të nga viti 2013 e tutje. Në 11-të ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Llapi ka 7 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Ndeshja luhet nesër në orën 14.00 në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat