UEFA e përzgjedh Xhakën në formacionin më të mirë të javës

Futboll

UEFA e përzgjedh Xhakën në formacionin më të mirë të javës

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 17:44
Ilustrim

Shkëlqimi i Taulant Xhakës, UEFA e përzgjedh në formacionin më të mirë të javës në Champions Leagues

Taulant Xhaka ishte heroi i Bazelit në triumfin e djeshëm  0-2 ndaj CSKA-së në Moskë duke shënuar golin e parë në minutën e 29-të dhe duke asistuar në goli i dytë i shënuar nga Oberlin në minutën e 90-të.

Mesfushori shqiptar u zgjodh nga UEFA si njeriu i ndeshjes, por ky nuk ishte vlerësimi i vetëm, pasi mesfushori shqiptar është përzgjedhur në formacionin më të mirën të lojës së UEFA-s, “Fantasy Football”.

26-vjeçari i Kombëtares shqiptare ka formuar 5-çen e mesfushës së bashku me Eden Hazard, Kutinjo, brazilianin e Shahktarit Bernard dhe mesfushorin e Spartakut të Moskës, Promis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat