Lilaj: Luajtëm mirë, mëkat që nuk fituam

Futboll

Lilaj: Luajtëm mirë, mëkat që nuk fituam

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:37
Sabien Lilaj

Sabien Lilaj ishte një nga futbollistët më të mirë të Skënderbeut në takimin e sotëm, duke u bërë një digë e pakalueshme në mesin e fushës. Grinta dhe ashpërsia e tij frymëzonin futbollistët korçarë dhe nxisnin entuziazmin e tifozërisë.

“Luajtëm një ndeshje të mirë dhe e kishim studiuar mirë kundërshtarin. Mendoj se me pak më shumë fat, duhet të kishim dalë me 3 pikë nga ky takim, por shpërdoruam disa mundësi shënimi. Kemi një skuadër që përballet si e barabartë me kundërshtarë të një cilësie të lartë dhe me buxhete shumë herë më të mëdha se i joni. Do të bëjmë maksimumin edhe në 3 takimet e tjera, me shpresën se do të arrijmë të vijojmë aventurën tonë në Europë”, tha Lilaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat