Daja: Dëmtimi i Radasit na penalizoi, skuadra kishte emocione

Futboll

Daja: Dëmtimi i Radasit na penalizoi, skuadra kishte emocione

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:39
Daja

Në intervistën pas ndeshjes me Partizanin e Beogradit, trajneri Daja u shpreh i kënaqur me barazimin e ekipit të tij, ndërsa tha se dëmtimi i Radasit e penalizoi pak për të freskuar skuadrën me ndërrimet. Ai tha se kënaqet me barazimin, edhe pse skuadra u tregua superiore ndaj Partizanit.

- Si ia prishi planet zëvendësimi i Radasit

“Humbet energji kur bën një ndërrim të detyruar që në minutën e 40-të. Duhet të ishim të kujdesshëm sepse në fushë kishim disa lojtarë që vrapuan gjithë kohës, dhe duhej të menaxhonim edhe ndërrimet me kujdes, duke i shtyre në disa minuta. Nuk mund të freskonim ekipin.”

- Treguat epërsi ndaj Partizanit të Beogradit, pse nuk fituat?

“Kishim menduar në skemën tonë që Radasi do krijonte superioritet numerik. Ishte një ndeshje ku përtej përballjes direkte në fushë, kishte edhe ngarkesë emocionale dhe lojtarët nuk mund të kenë qetësinë e duhur. Ishim dinjitozë përballë një kundërshtari të fortë. Bëmë gjithçka mirë përveç golit dhe që nuk arritëm fitoren e parë.”

- Jeni ndeshur me të treja ekipet në grup. Cilit i trembeni më shumë?

“Me rikthimin e mungesave, do jemi më të plotë në kontingjent, por shpresoj që të mos na ndodhin më dëmtime të papritura. Do të luajmë si të barabartë.”

- Kishe menduar alternativë tjetër për sulmin në minutat kur kërkon fitoren?

“Edhe Saiti që është lojtar i rëndësishëm për krahun tonë nuk është në gjendjen më të mirë shëndetësore dhe nuk doja të rrezikoja me të. Prandaj futëm një mesfushor si Shkodra që të godiste drejt portës. Në 10 minutat e fundit loja jonë ra, prandaj më mirë të kënaqemi me barazimin.”

- Skënderbeu e respektoi më shumë P. Beogradit pjesën e parë.

“E kishim analizuar kundërshtarin dhe e dinim se mund të na godiste me kundërsulm. Kanë lojtarë që veprojnë shumë shpejt. Është shumë e vështirë nëse pëson gol në këto ndeshje europiane. Partizanin e respektuam aq sa duhet.” u shpreh tekniku shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat