Trajneri i serbëve: Faleminderit për mikpritjen, ua kemi borxh

Futboll

Trajneri i serbëve: Faleminderit për mikpritjen, ua kemi borxh

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:44
Dukiç

Trajneri i Partizanit të Beogradit vlerësoi shumë organizimin e takimit të ‘Elbasan Arena’ dhe falënderoi shqiptarët për mikpritjen. Ai u shpreh i kënaqur edhe për rezultatin, që iu përgjigj aspak çka ekipet dhanë në fushën e lojës.

“Ishte një ndeshje mjaft e mirë dhe më vjen mirë që u fol vetëm për futboll. Jemi shumë të kënaqur me mikpritjen që na është bërë dhe duam t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë në Beograd, por me rezultat ndryshe. Jam i kënaqur me barazimin, sepse ishte rezultati më i drejtë”, tha ai,.

Trajneri i serbëve u shpreh se mbeti i zhgënjyer me dhunën e vitit 2015, në Serbi-Shqipëri, ndërsa premtoi se këtë herë asgjë nuk do të ndodhë në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat