Vangjeli: Donim 3 pikët, na mungoi finalizimi

Futboll

Vangjeli: Donim 3 pikët, na mungoi finalizimi

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 00:34
Skenderbeu - Partizan

Kristi Vangjeli vazhdon të ndihmojë Skënderbeun në aventurën europiane, me eksperiencën dhe grintën e tij. Korçari u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit, ndonëse theksoi se përballë kishim një kundështar mjaft të fortë dhe me eksperiencë.

“Kërkuam tyë marrim 3 pikët në këtë takim, edhe për të pasur një situatë më të mirë pikësh në grup, por përballë kishim një kundërshtar shumë të fortë. Mendoj se luajtëm mirë, por mungesa e finalizimit, sidomos në pjesën e parë solli këtë barazim sot”, tha Vangjeli. Unë mendoj se mbajtëm kontrollin e lojës, në pjesën më të madhe të saj dhe u munduam të bllokojmë lojën e kundërshtarit, që mund të bëhej shumë i rrezikshëm. Mendoj se ia dolëm mirë në fazën mbrojtëse, por goli na ndau nga 3 pikët”, tha mbrojtësi korçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat