Kane: Ronaldo është modeli që ndjek, ia kërkova fanellën pas ndeshjes

Futboll

Kane: Ronaldo është modeli që ndjek, ia kërkova fanellën pas ndeshjes

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 06:15
Momenti kur Kane kërkoi fanellën e CR7

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane zbulon se Cristiano Ronaldo është modeli që ai ndjek dhe se do të përdorë lëvdatat e Zinedine Zidanes si motivim shtesë.

Zidane e ka cilësuar Kanen si një lojtar të kompletuar para barazimit 1-1 të Real Madridit me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve të mërkurën, ndërsa i atij mendimi ka qenë edhe pas 90 minutave lojë, ku anglezi rrezikoi disa herë.

Ndërsa, sa i përket Ronaldos, Kane e ka cilësuar si modelin që ai ndjek, teksa zbulon se ia kërkoi fanellën pas përfundimit të ndeshjes.

“Kam kërkuar fanellën e tij në fund, pas ndeshjes”, ka thënë fillimisht Kane për Mirror.

“Ai është modeli më i madh i imi. Është një fanellë e bukur për të marrë. Unë do të vë në kornizë atë. I dhashë fanellën time. Nuk e di se çfarë do të bëjë me të!”.

“Ishte një natë e madhe për ne. Mund të jemi krenarë – tifozët mund të jenë krenarë. E gjithë klubi mund të jetë krenar”.

“Falënderimi i Zidanes? Mundohem ta përdor këtë si pozitive. Kam thënë më parë se komentet pozitive ndihmojnë një sulmues, përpiqem ta përdor atë si motivim”.

“Kur ju keni një sulmues që shënon gola, është e natyrshme që njerëzit të flasin për këtë. E përdor këtë si gjë pozitive – përpiqem ta përdori atë për besim duke ecur përpara”, përfundoi sulmuesi anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat