Trajneri i Barcelonës ‘zbulon’ përforcimin e ri

Futboll

Trajneri i Barcelonës ‘zbulon’ përforcimin e ri

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 09:51
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde kërkon transferimin e një qendërmbrojtësi të ri, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde kërkon transferimin e një qendërmbrojtësi të ri, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai frikësohet se dyshja aktuale Samuel Umtiti dhe Gerard Pique mund të dëmtohen gjatë këtij sezoni.

Andaj, Valverde dëshiron të ketë edhe një opsion shtesë në mbrojtje, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Drejtuesit e klubit i kanë ofruar Valverdes qendërmbrojtësin kolumbian, Yerry Mina, i cili luan te skuadra braziliane, Palmeiras.

Por, alternativa të Barcelonës janë edhe Matthijs de Ligt (Ajax) dhe Marlon Santos, i cili është i huazuar te Nice nga Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat